Qeveria e Shqipërisë tashmë e ka zyrtarizuar bonusin për kombëtaren që ka arritur kualifikimin në Kampionatin Evropian “EURO 2024”.
Shuma e bonusit të ndarë është afro 2 milionë euro.
Vendimi i Këshillit të Ministrave, është publikuar në Fletoren Zyrtare.
“Fondi prej 200 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i sportit”, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përdoret për mbështetjen e Ekipit Kombëtar të Futbollit në kuadër të UEFA EURO 2024, sipas përcaktimeve të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave”, shkruhet në fletoren zyrtare.
Ky vendim është dekretuar nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Kombëtarja “Kuq e Zi”, ka arritur që në kualifikimet për “EURO 2024”, ta zë vendin e parë në grupin E, duke lënë prapa Çekinë, Poloninë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.
Skuadra e Sylvinhos, në Gjermani do të ketë punë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
Shqipëria bën pjesë në kuadër të grupi B, e cila njihet edhe si “Grupi i vdekjes”.
