1599 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Gjatë kësaj periudhe ka ndodhur një aksident me fatalitet, 19 me të lënduar dhe 35 me dëme materiale.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë arrestuar gjashtë persona dhe gjashtë të tjerë janë dërguar në mbajtje.
