Ka shkuar në 1186 numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë.
Që nga fillimi i pandemisë, numri total i rasteve pozitive është 46 mijë e 118 raste nga 161 mijë e 907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 186 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 566 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 33 mijë e 064 raste.
Aktualisht numri i rasteve aktive me Covid-19 është 11 mijë e 868.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1 mijë 555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 524 raste pozitive”, ka njoftuar dje IKSHPK.