Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë ka arritur në shifrën në mbi 10830.
Po ashtu të mërkurën u konfirmuan 1 mijë e 853 raste të reja, derisa u raportua edhe për tre të vdekur.
Nëse krahasohet me një ditë më parë, në Kosovë ka një rritje të infektimeve.
Gjatë 24 orëshit të fundit 840 qytetarë u shëruan.
Instituti i Shëndetit Publik ka bërë vazhdimisht thirrje për bartje të maskave në ambient të mbyllur dhe vaksinim me dozat përforcuese të vaksinës.
