Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë dhe një i Kosovës, i janë dorëzuar nga Policia e Shqipërisë, pasi dyshohet se kanë rrëmbyer një burrë në Prizren dhe e kanë dërguar në Shqipëri.
Rasti ka ndodhur të mërkurën dhe është cilësuar si rrëmbim.
Viktimës thuhet se i është ofruar tretman mjekësor.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar ishte rrëmbyer nga dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i R. Shqipërisë dhe tjetri shtetas i R. Kosovës dhe ishte dërguar në R. Shqipërisë. Policia e R. Shqipërisë kanë arritur të ndalin veturën e të dyshuarve dhe më pas ata i janë dorëzuar Policisë së Kosovës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit thuhet se janë dërguar në mbajtje.