Dy minatorë kanë vdekur si pasojë e shembjes së dheut në Minierën e Novobërdës.
Dy personat që kanë vdekur kanë qenë njëri inxhinier e tjetri xehetar, shkruan Insjaderi.org
Për këtë rast për Insajderin, ka folur edhe një minator i cili ka qenë dëshmitarë në vendin e ngjarjes.
Minatori, Behram Bunjaku, pa dashur të jep më shumë detaje vetëm ka treguar se në momentin kur është shemb dheu aty akne qenë edhe disa persona të tjerë por që kanë shpëtuar.
“U shemb në korridorin kryesor një bllok, i ka zënë dy persona, ndërsa ne të tjerët kemi shpëtuar. Kemi qenë gjysma e ndërrimit, kemi qenë afër njëri –tjetrit, por për momentin aty ku është shemb dheu kemi qenë katër apo pesë persona, nuk e di sigurt”, ka thënë Bunjaku.
Ndërsa, i pyetur se kush janë personat të cilët kanë humbur jetën, Behrami nuk ka dashur të jep më shumë detaje, duke thënë se nuk është në gjendje të flas.
“Nuk jam në gjendje të flas më shumë”, ka thënë ai shkurt.