Është rikthyer sërish në spektakël historia e Vesa Vllasaliut me ish-partnerin e saj, Mërgim Berishën.
Kjo pasi bukuroshja nga Gjilani dha disa detaje tronditëse për çështjen me futbollistin shqiptar.
Mes lotësh, Vesa ka treguar edhe një herë për romancën e tyre toksike dhe atë se si ndodhi e gjithë ngjarja.
“Më kanë tradhtuar, më ka ndodhur para dasmës”, u shpreh Vllasaliu.
Ajo ka folur për herë të parë për abortin dhe se si e kuptoi që ishte shtatzënë.
“Nuk kam dashur që të mërziten mami dhe babi, ka ndodhur kur kemi qenë me shoqëri në Itali edhe patem shkuar se shoqja ka pasur ‘Bride to Be’. Më pas më ka penguar diçka në ushqim dhe më kanë dërguar në spital. Më kanë pyetur disa herë a jam shtatzënë, pas disa orëve kam pasur gjakderdhje. Më treguan se kam qenë shtatzënë dhe se e kam humbur më herët. Kam menduar se është një shenjë e Zotit që të largohem, akoma më dhemb. E kam kuptuar pasi jam ndarë me ish të fejuarin”, u shpreh ajo.
Vesa tutje shtoi: “Më ka ardhur thikë pas shpine nga shoqja. Kam qenë shoqe e mirë. E kemi prishur kontaktin pasi ka qenë tek unë në Turqi. Ka qenë me mua për me organizu dasmën. E kemi pas të ndarë ditën e dasmës, 15 korrik 2022. Të gjithë njerëzit e kanë ditur, dihet për interesin që ka pasur. Jeta duhet të vazhdojë”.
Ajo zbuloi gjithashtu se para se të hynte në BBVK, i kishte ardhur një letër nga ish-i fejuari i saj.
“Para se të hy në Big Brother më ka ardhur një letër prej avokatit të tij që të mos flas, ose e marrë një dënim”.