Futbollisti i Kosovës, Albion Rrahmani është shprehur optimist për rezultat pozitiv për ndeshjen ndaj Andorrës.
Rrahmani ka thënë se është shumë krenar që tashmë do të kethapësirë që ta ndihmojë kombëtaren e Kosovës.
“Gjendja e ekipit është jashtëzakonisht e mirë. Shpresoj se të gjithë bashkëlojtarët të jenë në fizikun 100 përqind. Na pret një ndeshje e vështirë, por besoj që me kualitetin që kemi do të marrim rezultatin pozitiv dhe pse jo tre pikë”, u shpreh Rrahmani.
“Është ndjenjë e veçantë ta kesh barrën kryesore te kombëtarja, të cilën e kam ëndrruar me vite që të jem pjesë e saj. Jam shumë krenar që tashmë do të kem hapësirë që ta ndihmojë kombëtaren. Besoj që në këtë ndeshje të shënoj dhe ta ndihmoj ekipin. Shpresoj që gjithçka të shkoj mirë. Unë do ta lë shpirtin në fushë për këtë fanellë, sepse është nder dhe krenari ta kesh në trup”, ka thënë Albion Rrahmani, i cili po kalon formë të shkëlqyeshme me ekipin e tij, Rapid Bukuresht dhe që pritet të ketë hapësirë për t’i treguar vlerat e tij për shkak të mungesës së Vedat Muriqit.