Rrahje në Kuvendin e Kosovës, VV thotë se deputeti i saj u sulmua nga Arben Gashi e Kujtim Shala

eputetja e VV-së, Fitore Pacolli po pretendon se ajo bashkë me deputetin tjetër të partisë së saj, Gazmend Gjyshinca, janë sulmuar nga Arben Gashi dhe Kujtim Shala të LDK-së.

Gjithçka sipas saj ka ndodhur pas mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme, shkruan lajmi.net.

“Pengesa ka nis qysh pas mbledhjes së Komisionit. U përpoqën që të pengojnë ushtrimin e detyrës tonë zyrtare. Ata patën një tendencë të dytë, na sulmuan në korridorin e ndërtesës së Kuvendit”, tha ajo.

“Është sulmu në korridor, deputeti Gazmend Gjyshinca nga Arben Gashi dhe Kujtim Shala i LDK-së”, tha tutje ajo.

Madje sipas saj, ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj ka ikur nga raportimio.

“ Ministrja pasi që del në korridor i thotë deputetes Kadriaj që nuk kishte agjendë, mirëpo nuk mund të duronte pyetjet tona, dhe nuk kishte dëshirë të përgjigje. Ato pas mbledhjes kanë shkuar për kafe”, tha ajo.