Dy persona janë përfshirë në një mosmarrëveshje në Qendrën Emergjente në QKUK, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 09:00, ku në vend të ngjarjes ka dalë Policia derisa të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor.
Jozyrtarisht bëhet e ditur se të përfshirë në këtë incident janë një ortoped dhe një infermier.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar palët për në stacionin policor, si dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin policor.