Një rrahje ka ndodhur sot rreth orës 20:00 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Sot rreth orës 20:00 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.
Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor”.
Ajo bëri të ditur se policia ka arrestuar 5 persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.
“Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.