Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy zyrtarë policorë për rrahjen e një 16 vjeçari në Pejë më 17 korrik.
Nëpërmjet një njoftimi drejtuar mediave, IPK-ja ka bëre me dije se ata janë arrestuar dje në orët e mbrëmjes, njofton Klan Kosova
“Hetuesit e IPK-së pas pranimit të rastit menjëherë janë angazhuar duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast që kanë përfshirë marrjen e deklaratave nga dëshmitarët okular si dhe sigurimin e disa video incizimeve”.
“Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim i lehtë trupor” kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe janë suspenduar nga detyra”, thuhet në njoftim.
Njëri nga zyrtarët policorë tashmë të arrestuar është i dyshuar edhe për kanosje ndaj një dëshmitari të këtij incidenti.
Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.