Manchester United ka bërë të ditur se Cristiano Ronaldo do të rimbajë numrin shtatë në klub.
Kishte dyshime nëse një e tillë do të ndodhte, pasi që Cavani veç se e mbante këtë numër, por duket se palët janë marrë vesh që numri shtatë të bartet nga legjenda e klubit, i cili u kthye pas 12 vitesh.
