Cristiano Ronaldo merr përdore Manchester United dhe e ndihmon t’i afrohet akoma më shumë zonës Champions në Premier league.
Portugezi ishte protagonisti absolut i djajve të Kuq në Old Trafford me 3 golat e shënuar në fitoren e vështirë 3-2 ndaj Norëichit. Manchester United e mori avantazhin që në minutën e 7 kur Ronaldo mori një assist nga elanga për të dërguar topin në rrjetë.
Në minutën e 32 Ronaldo gjeti sërish rrugën e rrjetës me një goditje me kokë për të çuar rezultatin në 2-0. por Norwichi reagoi dhe në minutën e 45 shkurtoi diferencën në 2-1 me Dowell, me këtë të fundit që në të 52 dha një assist për Pukki me këtë të fundit që barazoi në 2-2. në minutën e 76, Cristiano Ronaldo shënoi golin e fitores 3-2 me një goditje dënimi duke realizuar 3 golëshin e tij personal duke i dhuruar manchester United edhe 3 pikë të arta që i japin mundësinë të parakalojë Arsenalin dhe t’i afrohet Tottenhamit me këto dy të fundit që bënë hapa fals në ndeshjet e tyre.
Arsenali u mund në fushën e Southamptonit me rezultatin 1-0. Skuadrës së Saints i mjaftoi goli i bednarek në minutën e 44 me këtë të fundit që përfitoi edhe nga mbrojtja e shpërqendruar e Topcinjve me këta të fundit që nuk u shfaqën cinikë edhe pse e dominuan për shumë kohë sfidën. Në çastet e fundit Odegaard kishte shansin për të barazuar, por e dërgoi topin jashtë porte dhe rezultati mbeti 1-0 për Southamptoni, ndërsa Arsenali mbetet merr 54 pikë sa manchester United, por me një ndeshje më pak.
Londra konfirmohet si qyteti i pushtuar nga Brightoni. Ky i fundit pasi mori një fitore befasuese ndaj Arsenalit 3-2 në Emirates Stadium, surprizoi edhe Tottenhamin e Antonio Contes duke ndërprerë serinë e 4 fitoreve radhazi të këtij të fundit. ishte një fitore e merituar kjo e Brightonit ndaj Hotspur që në pjesën e parë nuk kishte aspak rrezikshmëri në lojën e tij edhe për meritë të kundërshtarit.
Në pjesën e dytë londinezët rritën intensitetin e lojës duke krijuar disa raste shënimi, por pa rrezikshmërinë e duhur; mbrojtja e Brightonit ishte e vendosur mirë në fushë. U duk se sfida po shkonte drejt barazimit 0-0, kur në minutën e 90, Brightoni falë ndëshkoi Tottenhamin me golin e Trossard që me një driblim evitoi kaloi Drier duke mposhtur Lloris për të fiksuar fitoren e sfidës 1-0.