Nuk është vetëm Jose Mourinho në shënjestër të Al-Nassr të Cristiano Ronaldos.
Sipas mediumit “CBS Sport”, edhe ylli portugez është përfshirë në zgjedhjen e trajnerit të ri dhe klubi arab ia ka vënë syrin një trajnerit të madh.
Bëhet fjalë për Zinedine Zidanen, i cili në të kaluarën e ka drejtuar me sukses Real Madridin.
Francezi megjithatë ka qenë mjaft selektiv në zgjedhjet e tij.
Dhe, nëse nuk do të arrinte as ai as Mourinho, klubi nga Arabia Saudite e ka një opsion tjetër, atë Jorge Jesus, i cili ka kontratë me Fenerbahçen deri në fund të sezonit, apo edhe Marcelo Gallardon.
Al-Nassr e shkarkoi së fundmi Rudi Garcian dhe e mori përkohësisht trajnerin kroat, Dinko Jelicic.