Ronaldo nuk tërhiqet nga Portugalia

Cristiano Ronaldo nuk do të tërhiqet nga Përfaqësuesja e Portugalisë, por do të vazhdojë të jetë pjesë e saj të paktën edhe për dy vjet tjera. Mediumet portugeze kanë raportuar të martën se Ronaldo ka vendosur të jetë pjesë e Portugalisë deri në Evropianin 2024.

Mësohet se Ronaldo është i bindur se ende mund të jetë lojtar i rëndësishëm te Portugalia dhe për këtë arsye ka vendosur ta vazhdojë karrierën ndërkombëtare.

E ardhmja e Ronaldos te Portugalia ishte në dyshim pas eliminimit në çerekfinale kur sulmuesi 37-vjeçar u largua nga fusha me lot në sy.

Megjithatë, yll portugez të paktën dëshiron të luajë edhe në Kampionatin Evropian përpara se të përshëndetet nga Portugalia.

Në turneun e Katarit, Ronaldo ishte në stol në dy ndeshjet e fundit të Portugalisë dhe për këtë trajneri Fernando Santos mori kritika të mëdha. Portugalia u eliminua nga Maroku, ndërsa Ronaldo shënoi vetëm një gol në pesë paraqitje në Kupën e Botës. Ai deri më tani ka 196 ndeshje për Portugalinë dhe 118 gola të shënuar.