Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka mohuar se ka pranuar t’i bashkohet klubit saudit, Al Nassr.
“Jo, nuk është e vërtetë”, tha sulmuesi portugez kur u pyet për një lëvizje, pas fitores së Portugalisë në Kupën e Botës ndaj Zvicrës.
Kapiteni i Portugalisë është një agjent i lirë pasi ai ra dakord reciprokisht për të ndërprerë kontratën e tij me Manchester United në nëntor.
Raportet në Spanjë thanë se Ronaldo do të luajë për Al-Nassr nga 1 janari, pasi ka rënë dakord për një kontratë 2-vjeçare me skuadrën saudite – një marrëveshje që thuhet se vlen 200 milionë euro në sezon.
Teksa Al-Nassr është oferta më e mirë dhe e vetme që Ronaldo ka në tavolinë, ai nuk ka nënshkruar asgjë me asnjë klub, raporton ESPN.
Ish-sulmuesi i Real Madrid thuhet se është plotësisht i fokusuar në Kupën e Botës në Katar dhe do të marrë një vendim për të ardhmen e tij pas turneut.