Ronaldo i ofrohet Cityt

Ylli portugez Cristiano Ronaldo është i gatshëm t’i bashkohet skuadrës së Manchester Cityt. “Corriere dello Sport” ka raportuar se agjenti Jorge Mendes, ia ka ofruar Ronaldon skuadrës angleze.

Portugezi ka kontratë me Juventusin deri në vitin e ardhshëm , por ekipi italian mund ta lë të lirë për 30 milionë euro dëmshpërblim. City është në kërkim të një sulmuesi dhe po insiston për Harry Kanen, por skuadra e Tottenhamit nuk e ka ndërmend ta lë të lirë.

Kështu që, Ronaldo po shihet si opsion i mirë te City, që nuk arriti ta transferojë me herët Lionel Messin, i cili iu bashkua Paris Saint-Germainit.

Ronaldo është pjesë e Juventusit prej vitit 2018 kurse e njeh mirë kampionatin anglez pasi ka qenë pjesë e Manchester Unitedit përpara se t’i bashkohet Real Madridit.