Romanca Beatrix-Donald komentohet në “Për’puthen”, ky ishte reagimi i Bora Zemanit


Gjuha e urrejtjes është një problem gjithnjë në rritje dhe shqetësues në rrjetet sociale. Kjo temë është diskutuar edhe në “Për’puthen” ku u fol për komentet negative në drejtim të konkurrentëve por jo vetëm.

Gjatë diskutimit Bora pyeti Arjan Konomin se çfarë mendimi ka rreth kësaj çështjeje dhe ai solli në vëmendje faktin që “Big Brother VIP” bllokoi komentet në rrjetet sociale për shkak të gjuhës së urretjes. Nëse e mbani mend kjo ka ndodhur për Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshajn në fillim të lidhjes së tyre.

Siç mund ta kujtonin romanca e re nuk u prit mirë nga një pjesë e madhe e njerëzve dhe kjo u reflektua edhe në rrjetet sociale ku komentet negative ishin aq të shumta, saqë produksioni vendosi mos të lejonte komentet në Instagram.

Kjo gjë u rikujtua sot nga Arjani. Por cili ishte reagimi i Borës? Edhe ajo u shpreh kundër gjuhës së urrejtjes duke thënë se njerëzit priren të të shajnë e jo të të kritikojnë për një gjë të caktuar që mund të mos u pëlqejë.

“Kjo gjuha e urrejtjes nuk ndodh vetëm këtu por edhe në vende të tjera. Mbaj mend kur ishte Big Brother i mbyllën komentet disa kohë sepse komentet ishin të tmerrshme dhe me gjuhë urrejtje shumë të madhe. Ka dhe një shpjegim pasi njerëzit lidhen dhe fiksohen me personazhet” tha Arjani kur Bora shtoi: “Ne kalojmë direkt në sharje dhe jo në kritika që vërtetë mund të jenë të dobishme për njeriun që i lexon”.