Të shtunën gazeta sportive italiane “gazzettadellosport” ka shkruar për interesimin e Romës për futbollistin e Kosovës, Milot Rashica.
Madje, atij edhe ia ka kushtuar një video, ku tregon se “Kush është Milot Rashica”.
“I lindur në vitin 1996, ai është lojtar kosovar me shtetësi të Shqipërisë. Ai luan në krahun e majtë, por mund të luajë edhe në krahun e kundërt. Ky është Rashica”, është mbishkrimi që është lënë për të.
Për futbollistin e Kosovës, interesim në të kaluarën kanë shprehur edhe skuadra tjera evropiane, përfshirë edhe Aston Villën.
Kontrata e Rashicës përfundon në vitin 2022, ndërsa mediumi italian shkruan se Werderi është i gatshëm ta shesë atë për 12 milionë euro, pasi sezonin e shkuar kërkonte 30 milionë. Për Rashicën pati lajme se edhe Milani e Napoli kanë dashur ta kenë në ekip.
Rashica me Werderin ranë nga Bundesliga në edicionin që lamë pas. Së fundmi, ai realizoi dy gola me Kosovën në miqësoren kundër Maltës.
Te Roma, futbollisti vushtrrias do të kishte mundësinë të punonte me trajnerin portugez, Jose Mourinho.