Roli i yndyrave në organizëm

Yndyrat dietale, që janë të përpunuar fabrikisht, njihen si të dëmshme për shëndetin.

Por, yndyrat natyrale bimore e shtazore janë të mira për shëndetin kur konsumohen si duhet duke mos e tepruar me sasinë, shkruan India.com.

Yndyrat e ndihmojnë organizmin që të absorbojë si duhet vitaminat si A,D,E dhe K.

Ato ndihmojnë edhe zhvillimin e qelizave duke siguruar strukturë më të mirë për membranën e jashtme të tyre.

Yndyrat ndihmojnë edhe trurin dhe të parit. Acidi yndyror omega3 ndihmon trurin të qëndrojë i shëndetshëm, sistemin nervor qendror dhe retinën e syrit.

Ato ndihmojnë shërimin e plagëve duke mos lejuar grumbullimin e gjakut.

Yndyrat ndihmojnë edhe prodhimin e hormoneve të nevojshme në trup duke ndihmuar organizmin të absorbojë vitaminat e nevojshme që janë të domosdoshme për funksionimin normal të hormoneve.

Yndyrat janë edhe burim i energjisë. Çdo gram i yndyrës që konsumohet siguron 9 kalori të energjisë trupore.