Robert Berisha tash e sa muaj ka bërë publike lidhjen e tij me modelen e njohur Laureta Maqedonci.
Dyshja shpesh herë ndajnë imazhe në rrjetet sociale pranë njëri-tjetrit.
Së fundi me anë të disa “InstaStory”, çifti njoftoi se kanë shkuar në pushime, ku edhe kësaj radhe si destinacion ata kanë zgjedhur Turqinë.


Në këtë video ata shiheshin të lumtur pranë njëri tjetrit.
Theksojmë se kjo është lidhja e parë publike e Robertit pas ndarjes me artisten, Nora Istrefin, të cilët edhe janë prindër të një vajze.