Këngëtari i njohur, Robert Berisha, ka pak muaj që e ka bërë zyrtare lidhjen e re.
Ai duket se që një kohë është në një romancë dashurie me bukuroshen e quajtur, Laureta Maqedonci.
Çifti tashmë i njohur kanë nisur pushimet bashkë dhe si destinacion kanë zgjedhur Turqinë.

Kjo është bërë e ditur përmes rrjeteve sociale, në bazë të disa fotografive që ka shpërndarë autori i “Robi plaket kur don vet”.
Lidhja publike e Robertit vjen disa vite pas ndarjes nga partnerja e tij, këngëtarja Nora Istrefi.

Me këtë të fundit ndajnë bashkë një vajzë të quajtur, Renee.
Krahas muzikës, Roberti prej më shumë se një vit është angazhuar në një emision.
