Rizvanolli: Do të kursehen mbi 50 mijë euro pas konfiskimit të 272 pajisjeve të kriptovalutave

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se nga aksioni i sotëm në Leposaviq do të kursehen mbi 50 mijë euro në muaj.

“Mbi 50,000 Euro në muaj para të taksapaguesve të kursyera vetëm nga ky aksion. Falënderoj të gjitha institucionet, e në veçanti Policinë e Kosovës, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.

Ndryshe gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës së bashku me Doganën kanë ndërmarr një aksion gjatë orëve të mëngjesit në Leposaviq, ku kanë arritur të konfiskojnë 272 pajisje të kriptovalutave dhe është arrestuar një person.