Rita Ora po shijon pushimet në Korfuz me të dashurin e ri

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka qenë mjaft e përfolur javëve të fundit në media.

Paparacët kapën shumë fotografi të saj me trupin e tonifikuar në bikini, gjatë pushimeve në Ibiza me shoqërinë dhe të dashurin e ri, Romain Gavras.

Tani pas disa ditëve të mira të kaluara së bashku në brigjet spanjolle, këngëtarja dhe shoqëria e saj bashkë me të dashurin e ri, kanë vendosur që të ndërrojnë destinacion.

Rita Ora po shijon pushimet në Korfuz (Foto: Rita Ora/InstaStory)

Të shtunën, në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, 29-vjeçarja bëri të ditur se ndodhej në ishullin Korfuz të Greqisë.

Mesa duket origjina greke e të dashurit të saj të ri, Romain, i cili është greko-francez, e ka bërë këngëtaren që me dëshirë të vizitojë bregdetin e vendit amtar të të dashurit të saj të ri.

Duke qenë se Korfuzi ndodhet në jug të Shqipërisë, çifti duket të jenë fare pranë brigjeve të bregdetit shqiptar.

Rita ndërkohë ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi mjaft atraktive në bikini, ku shihet duke vënë në pah linjat e saj trupore.

Ajo vazhdon të mbetet në top formë, teksa nga postimet e saj duket se po përjeton momente të këndshme gjatë pushimeve, rrethuar nga miqtë e saj më të mirë dhe njashtu i dashuri i saj. /Telegrafi/