Rita Ora zgjodhi ta paralajmërojë performancën me anë të fotografive atraktive.
Rita Ora nuk ka hezituar që në këto ditë pandemie të performojë nga shtëpia për nismat humanitare.

Një të tillë ajo e ka paralajmëruar sonte përmes disa fotografive atraktive, të cilat i ka realizuar në kopshtin e shtëpisë.

Ajo kishte veshur një këmishë me dekolte të hapur, me të cilën vuri në pah reçipetat me ngjyrë të kuqe dhe dukej tërheqëse.

Rita bashkë me disa artistë të njohur përfshirë: Katy Perry, Lil Nas X dhe Doja Cat do të këndojnë nesër (9 maj).
“Jam shumë e lumtur që kam mundësi të marr pjesë në #SHEIN së bashku nesër, 9 maj në orën 1 pasdite!!! Mund ta shkarkoni aplikacionin @SHEINofficial dhe ta shikoni performancën. Nga kjo ngjarje globale do të përfitojnë fondacionet për COVID-19, organizatat @who dhe @unfoundation. Ejani dhe bashkohuni me mua!!!”, ka shkruar Rita Ora.