Marrëdhënia e Rita Ora dhe të dashurit të saj Taika Waititi duket se po nxehej ndërsa ata u shfaqën tejet të afërt dhe me Tessa Thompson të dielën.
Këngëtarja, 30 vjeç, u pa e qeshur dhe e mbështetur për një puthje nga regjisori, 45 vjeç, ndërsa po pushonte jashtë me aktoren, 37 vjeç, pas një feste gjithë natën në shtëpinë e Taika në Sidnei, shkruan Daily Mail.
Në fotografitë e marra ekskluzivisht nga MailOnline, treshja dukej se ishte në humor të mirë ndërsa mbështjellnin krahët e tyre rreth njëri-tjetrit dhe rrezatonin buzëqeshje mbi pijet freskore, transmeton lajmi.net.
Rita u pa elegante në një fustan të zi të ngushtë lëkurë, të cilin e modeloi me një xhaketë të errët dhe syze dielli, ndërsa ishte ulur jashtë me Taika dhe Tessa.
Ndërkohë, Tessa, e cila ka luajtur në filmin Thor të Taika si personazhi Valkyrie, dukej me stil me një xhaketë lëkure të zezë dhe pantallona të cilat i zbulonin kofshët e saj të tonifikuara.
Fotot vijnë pasi Sydney Private i The Sydney Morning Herald ka raportuar se Rita është ‘zhvendosur’ në shtëpinë e regjisorit në periferitë e pasura të Sidneit në lindje.
Taika aktualisht është në Sidnei për të filmuar pjesën e katërt të filmit Marvel Thor, të quajtur Thor: Dashuri dhe Thunder.
Chris Hemsworth përsërit rolin e tij, ndërsa Natalie Portman kthehet si astrofizikane Dr Jane Foster e cila do të shndërrohet në versionin femër të Thor./Lajmi.net/