Këngëtarja Rita Ora pas “epit” të saj ka vazhduar të jetë aktive në rrjetet sociale.
Fillimisht Rita kishte fshirë të gjitha fotot e saj në Instagram dhe pas këngës ajo udhëtoi për në Australi.
Atje ajo do të jetë për disa muaj ku do të jetë në jurinë e programit “The Voice” që zbulon zërat më të mirë të Australisë.
Para se ajo të paraqitet në juri ka postuar disa foto ku të pasmet janë në planin e parë.
Rita po ashtu është duke e shijuar suksesin e “Bang” këngë të cilën e realizoi më 12 shkurt dhe deri më tani ka 1.5 milion klikime në youtube.







