Emocionet e garës më prestigjoze për klube, Liga e Kampionëve, rikthehen sërish sonte nga kjo e martë.
Sonte do të zhvillohen tetë ndeshje, derisa më interesantja vlerësohet se do të jetë ajo mes Paris Saint-Germainit dhe Juventusit, shkruan Gazeta Express.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00, në “Parc des Princes”.
Kampioni në fuqi evropian, Real Madridi, do të luajë në udhëtim te Celticu, teksa Sevilla do të jetë nikoqire Manchester Cityt.
Salzburg – Milan dhe Dinamo Zagreb – Chelsea janë dy nga ndeshjet tjera që do të zhvillohen sonte.
