Pas rreth dy muajve pushim, futbolli kosovar rikthehet në aksion.
Sot do të zhvillohen katër ndeshje në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.
Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Gjilan, ku Gjilani do të përballet me Dukagjinin e Klinës.
Do të jetë përballja e tretë këtë edicion mes dy skuadrave, ku në dy takimet e zhvilluara në BKT Superligë, nuk ka pasur fitues.
Interesant pritet të jetë edhe derbi i skuadrave të qytetit të Lipjanit, mes Ulpianës dhe Arbërisë.
Derbi lokal do të zhvillohet edhe në kryeqytet, ku dy ekipet prishtinas 2 Korriku dhe Ramiz Sadiku përballen mes vete.
Ndërkohë takimi tjetër i ditës së sotme zhvillohet në mes të Onix dhe KEK-ut.
Të katër sfidat e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 13:00.