Liga e Kampionëve rikthehet me rrethin e parafundit të fazës së grupeve .
Në ditën e sotme (e martë), do të zhvillohen tetë ndeshje, dy nga ora 18:45, ndërsa gjashtë nga orari 21:00.
Përballjet e sotme parashikojnë që favoritët të fitojnë, por që mund të ketë edhe befasi, pasi shumë skuadra ende nuk e kanë rezervuar kalimin në fazën e eliminimit direkt.
Nga ora 18:45 zhvillohet përballja mes RB Salzburgut dhe Chelseat, e Sevillës ndërmjet Copenhagen.
Nga orari 21:00, duel interesant është edhe ai në mes të Borussia Dortmundit e Manchester Cityt, ndërsa Juventusi i shkon Benficas.
Kampioni në fuqi, Real Madridi i shkon RB Leipzigut, gjersa Paris Saint-Germain do të takohet me Maccabi Haifan.
Milani do ketë punë në Kroaci me Dinamo Zagrebin, ndërsa Celticu është nikoqir i Shakhtar Donetskut. /Telegrafi/