Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kryesisë së LDK-së e udhëhequr nga kryetari Lumir Abdixhiku.
Kryesia e LDK-së ka zyrtarizuar kandidaturat për kryetarë të këtyre komunave:
Kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama;
Kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, z. Ekrem Hyseni;
Kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri;
Kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, z. Ardian Shala;
Kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti;
Kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha;
Kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti;
Kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri;
Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së, pas kërkesës së kryetarëve aktualë të degëve, do të organizojë Kuvende të Jashtëzakonshme Zgjedhore në Rahovec dhe Dragash.
Njëkohësisht, sipas kërkesës së kryetarëve të Degëve përkatëse, organizohen Konventa të Punës në Prizren dhe Gjilan.
Kandidatët e zyrtarizuar do të paraqesin listën e kandidatëve për asamble komunale, si dhe do të prezantojnë ekipet e tyre fituese për rikthimin e madh të LDK-së.