Rihanna në pritje të ëmbël! Konfirmon shtatzëninë e saj të dytë

Rihanna ka konfirmuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, pasi i befasoi fansat me një rikthim madhështor shfaqjen e “Super Bowl”.

34-vjeçarja, e cila solli në jetë fëmijën e saj të parë para 9 muajsh, shkaktoi mjaft zhurmë në rrjetet sociale teksa doli në skenë dhe fërkoi barkun e saj para një publiku prej miliona njerëzve në Stadiumin State Farm në Glendale, Arizona.

Një përfaqësues i yllit konfirmoi lajmin për fëmijën menjëherë pas përfundimit të performancës.

Kjo është hera e parë që ajo performon në televizion drejtpërdrejt që nga viti 2018, ku ajo ishte  bashkuar me DJ Khaled në skenë për të kënduar “Wild Thoughts” në “Grammy Awards”.

Rihanna iu përmbajt hiteve të vjetra dhe nuk zbuloi asnjë këngë të re gjatë performancës së saj, e cila përmbante gjithsej 12 këngë.

Shfaqja në “Super Bowl” është gjithashtu performanca e saj e parë që prej lindjes së fëmijës së parë në maj të vitit 2022. Kjo është hera e dytë që Rihanna-s i kërkohet të performojë në “Super Bowl” pasi ajo thuhet se refuzoi një ofertë në vitin 2018 për shkak të solidaritetit me qendërmbrojtësin Colin Kaepernick dhe protestës së tij kundër padrejtësisë racore.