Kufizimi i ushqimit edhe për tri ditë mund të rigjenerojë të gjithë sistemin imunitar të njeriut. Këtë e thotë një studim i Universitetit të Kalifornisë së Jugut, sipas të cilit, kjo përbën mënyrën më natyrale për të forcuar imunitetin.
Ekspertët kanë kritikuar prej kohësh regjimet drastike që promovojnë kufizimin e ushqimit, duke përshkruar atë si jo të shëndetshëm.
Por ky studim i ri thotë se nëse trupi nuk furnizohet me ushqim, atëherë qelizat burimore nisin të prodhojnë rruaza të reja të bardha të gjakut, e këto rruaza janë luftëtaret më të mira të infeksioneve.
Ekspertët amerikanë besojnë se ky zbulim, është i rëndësishëm, sidomos për pacientët që vuajnë nga tumoret apo i nënshtrohen kimioterapisë për shkak të imunitetit të dobët.
Gjatë rritjes, sistemi imunitar i njeriut dobësohet dhe e ka më të vështirë të luftojë sëmundjet.
Sipas informacioneve, kufizimi i ushqimit për 72 orë mund ta rikthejë imunitetin në formën e duhur.
Kufizimi i ushqimit ndez motorët e rigjenerimit dhe hap rrugën formimit të rruazave të reja të bardha të gjakut.
Gjatë këtyre 72 orëve, sipas ekspertëve, trupi eliminon vetë pjesët e dëmtuara, vjetërsuara dhe jo efikase të sistemit imunitar.
Sistemi imunitar është tërësisht i ri ndërkohë që enzimat që rrisin rrezikun e plakjes ulen në numër.
Kufizimi i ushqimit detyron trupin të përdorë depozitat e glukozës dhe yndyrave dhe përbën një fillim të ri për organizmin.
Sipas ekspertëve, imitimi i stilit të agjërimit, është një qasje më e sigurt dhe më e lehtë për t’u duruar nga të gjithë ata që janë në dietë. /AgroWeb/