Njëri prej anëtarëve të familjes legjendare Jashari, Rifati, ka treguar se si e kishin përjetuar momentin e gjetjes së trupave të pajetë të familjarëve të tyre që u vranë në betejën e 5,6 dhe 7 mars në Prekaz.
“Mos të them, ma qëndrim kanë mbajtë ata gati se unë”.
“Se nuk ka qenë lehtë. Bekimi ka humb motra, vllazën, nanën, babën, 11 anëtarë. Luli qashtu, babën me dy vëllezër. Unë shoqen me katër fëmijë, babën, nanën – nuk ka qenë e lehtë kjo”, shprehet ai për familjarët e tij.
Tutje në një dokumentar për televizionin publik, Rifat Jashari tha se familja e tij ishin të përgatitur për t’u ballafaquar me forcat serbe.
“Por, ne kemi qenë të gatshëm, kemi qenë të përgatitur se një ditë diçka ka me ndodhë”.
“Nuk kemi ditur që ka me ndodhë qekjo që po shihet këtu dhe në mbarë Kosovën, por e kemi ditë që një ditë do të ndodhë diçka”.
Megjithatë, pavarësisht humbjeve të familjarëve, ai me mburrje thotë se familja Jashari po qe nevoja, është prapë e gatshme t’i përgjigjet Serbisë në të njëjtën mënyrë.
“Dhe ne na ka gjetur të gatshëm. Dhe prapë jemi të gatshëm nëse e lyp nevoja, ishalla kurrë në jetë, por prapë jemi të gatshëm me qeta meshkuj çka i kam me ju përgjigj [Serbisë] në çdo aspekt”, tha Jashari.