Ridvan Berisha suspendohet nga RTK-ja

Gazetari i Televizionit Publik, Ridvan Berisha është suspenduar nga puna. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook. Ai për këtë e ka fajësuar Qeverinë Kurti, duke shtuar se udhëheqësit e këtij mediumi janë tifozë të kësaj qeverie.

“Albin Kurti, një pune sapo ta mbaruan oportunet e konformistet, drejtues në RTK, Festim Kabashi me Xhymret Veliun, nën mbështetjen e Ngadhnjim Kastratit. Me suspenduan në ditën e parë që ju e morët ta drejtoni Qeverinë duke e kamufluar suspendimin me shkelje rregullash. Tifozët tuaj, ju, ekipi juaj Kurti i gëzoheni pa masë këtij suspendimi, siç keni bërë fushate të tmerrshme linçuese vite më parë kundër meje”, ka shkruar ai.

Berisha ka shtuar se në ekran nuk do të jetë derisa komisioni disiplinor ta trajtojë çështjen, siç e ka quajtur ai, të persektuimit. Ai ka thënë se kandidatja për presidente, Vjosa Osmani e tifozët e saj do t’i gëzohen këtij vendimi.

“Uroj që këta kalkulantë të jenë në tavolinën tuaj për shpërblim, një punë ta mbaruan nën kalkulimin e qartë se e meritojnë t’i mbajnë pozitat. Ne ekran s’do të jem për sa kohë që komisioni disiplinor ta trajtojë çështjen e persekutimit, ju e zonja Osmani e tifozët toksikë tuaj natyrisht që festojnë. Por Kabashet e Veliajt e Kastratët e disa servilë, anëtarë bordi të RTK duhet ta dinë se sulmet, siç ishte ai i zotëri Thaçit vite me parë duke ma heqë emisionin, edhe kjo drame teatrale kundër meje nën pritjet për kalkulim me ju, e kane një epilog, do t ‘me japin vetëm forcë e imunitet. Turp ju qofte more të padinjitetshem! PS: Tifozët toksike, le t festojnë, ndalohen ta përlloçin facebookun tim”, ka shkruar ai.