Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka nisur publikimin e votave të mërgimtarëve të dërguara me postë.
Sipas rezultateve të deritanishme, nga 14.36% të votave të numëruara deri në orën 23:25 të së premtes (28 shkurt), Vetëvendosje ka marrë 2669 vota apo 44.33%, raporton Klankosova.tv.
E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës e cila deri më tani ka marrë 2020 vota apo 33.55%.
Në vendin e tretë është koalicioni AAK-NISMA, Konservatorët, Intelektualët me 583 vota, apo 9.68%.
Partia Demokratike e Kosovës është e katërta me 390 vota apo 6.48%.

Ndërkaq, nga votat e diasporës nëpër konsullata, LVV doli me 81.12%, e ndjekur nga PDK me 7.34% dhe LDK me 7.30 %.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 345602 vota, apo 40.90%, PDK e dyta me 186203, apo 22.03% dhe LDK e treta me 149075 vota, apo 17.64 %.
