Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, ka reaguar ndaj deklaratave të Shkëlzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit. Gashi në emisionin Frontal të T7, akuzoi publikisht Ushtrinë Clirimtare të Kosovës se ka kryer krime lufte.
Durmishi luti Kurtin ta shkarkojë Gashin sonte, duke thënë se ky i fundit nuk bëhet njëri.
“Albin Kurti të lutem, ama sinqerisht të lutem! Shkarkoje Shkëlzen Gashin menjëherë sonte”, shkruan Durmishi.