Të reshurat e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në fshatin Sharban të Prishtinës.
Banorët e fshatit kanë thënë se ndihen të rrezikuar pasi që uji ka depërtuar brenda shtëpive ndërsa po dëmtohen edhe kulturat bujqësore.
Ndërkohë, në një njoftim nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thuhet se sot ka probabilitet të lartë të reshjeve ekstreme dhe përmbytjeve të mundshme si dhe rrëshqitje të dheut.

