Reshjet e mëdha të borës, policia fton vozitësit për kujdes të shtuar

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje për kujdes shoferëve gjatë vozitjës së automjeteve të tyre.

Kjo për shkak të reshjeve të dendura të borës që po vazhdojnë të bien.

Policia ka apeluar për mbajtje të distancës mes mjeteve, përshtatje të shpejtësisë dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”.