Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar qytetarët se më nuk do të ketë testime gjatë të dielave.
Këtë vendim, IKSHPK e ka marrë pas rënies drastike të rasteve me COVID-19 në vend.
“Për shkak përmirësimit të theksuar të gjendjes epidemiologjike me SARS-CoV-2 në Kosovë, përkatësisht uljes së dukshme të rasteve me COVID 19 si dhe uljes të kërkesave për testim për SARS-CoV-2, IKSHPK njofton që pas një periudhe dy vjeçare të punës intenzive, ndërpen marrjen e mostrave dhe testimin për SARS-CoV-2 si dhe lëshimin e rezultateve të testimit gjatë të dielave”, thuhet në komunikatë.
Qytetarët e Kosovës mund të testohen në IKSHPK për SARS-CoV-2 me RT PCR nga e hëna deri të shtunën gjatë orarit të punës 08:00 – 14:00.