Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 16 persona si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në 212 numrin e viktimave nga ky virus nga 196 sa ishin të enjten.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
“Numri total i rasteve pozitive është 8.104 raste nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 212 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së