Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 9 persona si pasojë e infektimit me virusin COVID-19.
Kështu bëhet e ditur në bilancin 24 orësh rreth koronavirusit, të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
“Brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Numri total i rasteve pozitive është 20.655 raste nga 97.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 697 raste të vdekjes.