Sikur në Kupën e Kosovës, Ballkani e rinisi edicionin aktual në IPKO Superligën e Kosovës me një barazim pa gola.
Pas barazimit pa gola në kupë kundër Feronikelit, skuadra e Ismet Munishit ka luajtur pa gola edhe sot ndaj Drenicës, në Therandë.
Kjo ka bërë që skuadra e Munishit të humbasë vendin e parë në renditje, pasi tani prin Drita me një pikë më shumë se Ballkani, raporton Gazeta Express.
