FIFA, ka publikuar renditjen e re të kombëtareve.
Kombëtarja e Kosovës nuk ka ndryshuar pozicion, pasi edhe pas dy ndeshjeve të muajit mars renditet në vendin e 107-të.
‘Dardanët’ barazuan në dy ndeshjet e parë kualifikuese “Gjermania 2024”, ndaj Izraeli (1-1) dhe Andorrës (1-1).
Ndërkaq, Kombëtarja e Shqipërisë pas humbjes nga Polonia (1-0), ka rënë edhe për dy pozita në renditjen e FIFA-s. Tash kuqezinjtë renditen në pozitën e 68-të.
Ndërkaq, Argjentina e Leo Messit është rikthyer në majat e futbollit botëror duke u pozicionuar e para. Kjo vjen pas fitoreve në dy miqësoret kundër Panamasë dhe Curachao.