Kosova ka përparuar për një pozitë në përditësimin e ri në renditjen e institucionit më të madh të futbollit, FIFA. Nga pozita e 107-të, Kosova është ngritur në pozitën e 106 me 1183.9 pikë, pozita më e lartë ndonjëherë.
“Dardanët” zhvilluan katër ndeshje në muajin qershor, ku arritën dy fitore dhe dy humbje. Kjo i ndihmoi të ngrihen për një pozitë në renditjen e FIFA-s.
Kosova mposhti Qipron dhe Irlandën e Veriut, por u mposht dy herë nga Greqia në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndërkohë, Shqipëria nuk ka lëvizur nga pozita e 66-të. “Kuqezinjtë” megjithatë kanë humbur 10 pikë në renditje.
Brazili vazhdon të jetë kombëtarja numër një, ndjekur nga Belgjika dhe Argjentina, Franca, Anglia, Spanja, Italia, Holanda, Portugalia e Danimarka.