FIFA ka bërë përditësimin më të fundit në listën e renditjes së kombëtareve më të mira në futboll. Argjentina vijon të ruajë kryesimin. Ndërsa Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, Kosova ka rënë me tre vende.
Renditja e datës 20 qershor 2024 shikon Argjentinën në krye. Franca dhe Belgjika e ndjekin. Brazili i ka marrë vendin e katërt Anglisë, e cila kalon në pozitën e pestë.
Portugalia, Holanda, Spanja, Kroacia dhe Italia mbyllin “top 10”-shen, me kroatët që marrin vendin e nëntë nga Italia dhe këta të fundit kalojnë të 10-ët.
Gjermania, vendi pritës i Euro 2024 dhe ekipi i parë i kualifikuar në raundin e 16-të, vijon të qëndrojë në pozitën e 16-të në renditjen e FIFA-s.
Shqipëria qëndron në vendin e 66, ashtu si në renditjen e parafundit. Në krahun tjetër, Kosova ka zbritur në vendin e 105-të.