Këngëtarja e zhanrit popullor, Remzie Osmani është njëra nga më të dashurat e këtij zhanri për publikun shqiptar.
Ajo ka vendosur që përmes rrjeteve sociale të publikojë një fotografi të realizuar 28 vite më parë.

Është pikërisht dita e martesës së saj, e realizuar në vitin 1992, teksa është e rrethuar me një numër të madh njerëzish.
“Në vitin 1992, dita e martesës sime dhe më shumë ka njerëz poshtë tek oborri”, ka shkruar Remzia në mbishkrimin e fotografisë.
Imazhi i publikuar është një nga të parat që Remzia ka publikuar ndonjëherë.
Ndërsa së fundmi, ajo ka publikuar bashkëpunimin më të ri me Filloreta Raçin- Fifi, e që ka rezultuar të jetë tejet i përlqyer nga publiku.