Të shtunën në Kosovë u konfirmuan 224 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total në 8 mijë e 554, me gjithsej 236 raste të vdekjes, shkruan Gazeta Stop.
Nga e hëna më 27 korrik në Kosovë janë shënuar 51 viktima si pasojë e koronavirusit.
Sipas Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i të vdekurve nga COVID-19 të hënën në Kosovë ishte 185, teksa ky numër dje ka arritur në 236.
Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 4 mijë e 736 raste, kurse i rasteve aktive është 3 mijë e 588.
Qeveria e Kosovës këtë javë ka ashpërsuar masat kundër përhapjes së virusit, përcjellur dështimin e përmirësimit të situatës nga vendimet paraprake.