Rekord i të shëruarve në Kosovë, për tri ditë 83 persona janë shëruar nga koronavirusi

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se Kosova ka shënuar një rekord të të shëruarve nga COVID-19.

Krasniqi e dha lajmin e mirë përmes një postimi në Facebook, ku bëri të ditur se brenda tri ditëve janë shëruar 83 persona në Kosovë.

“Rekord i të shëruarve nga COVID -19 në Kosovë. Për 3 ditë – 83 pacientë të shëruar. Sonte në klinikë bashkë me vetëm 36 pacientë”, shkruan ndër të tjera, Krasniqi.

Ai po ashtu përmes këtij postimi ka bërë edhe njëherë thirrje që të mbahet distanca dhe pastërtia në mënyrë që të mposhtet përfundimisht virusi.